Chelsea e ka mundur Tottenhamin në sfidën e parë të Carabao Cup dhe është me një këmbë në finale.
Blutë kanë arritur të triumfojnë 2-0 në takimin e parë të zhvilluar në Stamford Bridge.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Takimi nisi me gol pasi Kai Havertz realizoi për 1-0 në minutën e pestë të ndeshjes.
Në minutën e 34’, Davie devijoi topin për ta dërguar atë në portën e tij, dhe për t’ia dhuruar epërsinë e dyfishtë Chelseat, që e ruajti këtë rezultat deri në minutën e fundit të takimit.
Kështu, Chelsea mund të konsiderohet me një këmbë në finale tashmë, pasi rezultati flet në favorin e saj para sfidës së kthimit javën e ardhshme.