Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Leicesterit, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Premierligë.
Ndeshja nuk nisi mirë për vendasit pasi Callagher u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28-të.
Chelsea edhe pse me një lojtarë më pak në fushë arriti të kalojë në epërsi në minutën e 47-të me Raheem Sterlingun.
Ishte përsëri Sterling që shënoi për 2-0 në minutën 63-të.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 67-të me Barnes.
Pas kësaj fitoreje Chelsea pozicionohet në vendin e gjashtë me 7 pikë.
Kurse Leicesteri në vendin e parafundit me vetëm një pikë.