Chelsea me ofertë për Llorenten

Chelsea me ofertë për Llorenten

Skuadra e Chelseat po insiston në transferimin e mesfushorit Marcos Llorente. “AS” raporton të premten se ekipi anglez tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Atletico Madridit për Llorenten.

Për kartonin e tij, thuhet se londinezët kanë ofruar 40 milionë euro. Llorente po shihet si përforcim i duhur te Chelsea, pasi mund të luajë edhe si mbrojtës krahu.

Te Chelsea po besojnë se mund ta bindin Atleticon në lirimin e spanjollit, i cili këtë sezon nuk e ka të garantuar vendin e titullarit në ekipin e Diego Simeones.

Llorente iu bashkua Atleticos në vitin 2019 nga Real Madridi dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Related Articles