Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup pas ekzekutimit të penalltive ndaj Southamptonit, pasi ndeshja e zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-1.
Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë (44’) me një gol të Kai Havertz, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Hakim Ziyech nga këndi.
Mirëpo, me të filluar gjysma e dytë (47’), Che Adams shfrytëzoi një top të rikthyer për t’i barazuar shifrat.
Rezultati i barabartë qëndroi deri në mbyllje të kohës së rregullt të takimit, ashtu që penalltitë e vendosën fituesin. Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetë metërsheve, më të saktë u treguan lojtarët e Chelsat që eliminuan Southamptonin, (4:3), gjithsej (5:4) dhe u kualifikuan në çerekfinale të kupës që njihet edhe si Carabao Cup.