Chelsea po kompleton largimin e tre futbollistëve për të nënshkruar me Kounden

Chelsea po kompleton largimin e tre futbollistëve për të nënshkruar me Kounden

Jules Kounde vazhdon të mbetet objektivi kryesor për repartin defensivë të Chelseat. Mbrojtësi francez është duke u kërkuar me ngulm nga gjiganti anglez, por marrëveshja mes klubeve është ende larg.

Mediat në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se lojtari ka arritur akordin me Chelsean dhe tani pret që një gjë të tillë ta bëjnë edhe klubet. Megjithatë për të arritur deri te Kounde, Chelsea ka vendosur t’i shes tre futbollistë që të mbledh fonde.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se talenti Ike Ugbo është duke kompletuar transferimin në Belgjikë te Genk për 7,5 milionë euro. Mbrojtësi italian Davide Zappacosta do të rikthehet në Serie A, ku Atalanta ka vendosur të nënshkruajë me të për 10 milionë euro.

Ndërkohë lojtari i tretë që do të largohet është Kurt Zouma i cili do të kaloj te West Ham për shifrën e 25 milionë eurove. Të tre këta lojtarë pritet që gjatë orëve në vijim të zyrtarizohen te klubet e reja.

Ndërkohë gjatë ditëve në vijim Chelsea pritet të dalë me ofertë tjetër në drejtim Sevillës për mbrojtësin Kounde.

Related Articles