Tammy Abraham duket se do të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet në verë nga Chelsea, raporton Gazeta Enigma.
Sulmuesi anglez nuk ka qenë titullar që prej ardhjes së trajnerit Thomas Tuchel, me gjermanin që nuk e pëlqen shumë atë.
Chelsea është gati ta shes yllin e tyre, pasi ai ka një çmim në tregun e transferimeve prej 40 milionë eurove.
Gjithsesi skuadra londineze fillimisht synon që ta përdorë sulmuesin e saj në marrëveshje shkëmbimi me lojtarët që ka për objektiv t’i transferojë.
Mediat në Angli kanë raportuar se ‘Blues’ janë gati ta përfshijnë Abrahamin në ofertën për Harry Kane ose në ofertën për Declan Rice.
Por mbetet të shihet nëse lojtari do të dëshirojë kalimin tek ndonjëra skuadër londineze, apo kërkon ndonjë aventurë jashtë Ligës Premier.
Në Itali po raportojnë mediat se Roma dhe Milan janë dy skuadrat që duan ta afrojnë në radhët e veta sulmuesin.
Gjithsesi largimi i tij nga Chelsea është tanimë i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojnë Abraham.
23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 12 gola dhe ka gjashtë asistime. /Gazeta Enigma/