Chelsea ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.
Blutë kanë vazhduar me fitore në kampionat, duke marrë të katërtën radhazi dhe duke vazhduar si lider në Angli.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë nga të dyja skuadrat, por pa pasur raste të pastra shënimi.
Kështu pas 45 minutave lojë ekipet u desh të pajtohet dhe të shkojnë në pushim pa gola.
Nothing to split us at the break. ????
⚫️ 0-0 ???? | #NewChe pic.twitter.com/0FZ0MpkRsN— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 30, 2021
Në pjesën e dytë, Chelsea tregoi forcën dhe superioritetin në këtë takim, duke arritur t’i shënojë tri gola dhe ta marrë fitoren.
Reece James shënoi dy supergola të shpejtë, me të parin që erdhi në minutën e 65-të për 0-1, ndërsa i dyti në minutën e 73-të për 0-2.
Deri në fund, mysafirët arritën ta shënojnë edhe një gol, pasi në minutën e 79-të ishte Jorginho, i cili nga penallti vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 0-3.
Three goals.
Three points.
Top of the League.
Up the Chels! ????#NewChe pic.twitter.com/TNPybyTLbo— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 30, 2021
Pas kësaj fitore, Chelsea vazhdon si lider i kampionatit me 25 pikë, ndërsa Newcastle renditet në pozitën e 19-të me vetëm katër pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin Burnleyn, ndërsa Laraskat udhëtojnë te Brightoni.
Bombazo al ángulo de Reece James para poner el 1-0. Chelsea más líder que nunca con esta victoria. pic.twitter.com/mJKTQw75hH— Tomiconcina???? (@Tomiconcina1) October 30, 2021
Reece James scores again ⚡️⚡️ #NEWCHE pic.twitter.com/cEXL08E10c— Real Madrid⚪️ (@realmadrid3412) October 30, 2021
Goal – JORGINHO
Assist – HAVERTZ
Newcastle 0-3 Chelsea (81 mins)#FPL #NEWCHE #Jorginho
Follow for more goals @ronaldmorgan_ pic.twitter.com/QRuLGTxl48— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) October 30, 2021