Çifti i dashuruar skajshmërisht, i pasionuar pas Sport Club Gjilani

Çifti i dashuruar skajshmërisht, i pasionuar pas Sport Club Gjilani

Çifti simpatik gjilanas është i pasionuar pas ndeshjeve të skuadrës së zemrës, SC Gjilan, pasi e përcjellin kudo që skuadra e preferuar zhvillon ndehsjet e saj, qoftë brenda apo jashtë qytetit të tyre të lindjes, shkruan Gazeta Enigma.

Në emisionin “Studio A” në ATV, një çift gjilanas, Besarti dhe Xheneta, kanë rrëfyer për hapat e parë të përbashkët, ç’prej se janë në lidhje dashurie mes tyre, dhe interesimin që kanë pasur vazhdimisht për të ndjekur nga afër ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës.

“Unë jam prej Gjilanit dhe kam qenë tifoz i Gjilanit ç’prej se mbaj mend futbollin. Kemi krijuar një lidhje, jemi të fejuar me Xhenetën dhe në prag të martesës. Edhe Xheneta ka shprehur interesim të madh që të vij me mua për ta përcjellur çdo lojë të skuadrës sonë, pavarsisht nëse jemi në orar të punës apo jo”, tha Besarti.

Çifti ka rrëfyer sesi ka filluar me ‘zjarrin’ e tifozërisë dhe dashurisë njëkohësisht, që i ka bërë të kuptojnë njëri-tjetrin akoma më mirë e ta respektojnë qëndrimin e tjetrit vazhdimisht, si në ndeshje të skuadrës së rtyre të zemrës ashtu edhe jashtë tyre.

“Besarti gjatë gjithë kohës është shprehur se sa shumë e don klubin e Gjilanit dhe masandej më ka ftuar që të shkoj me shoqëru. Pasi më ka pëlqyer ajo ndjesi, e kam shoqëru edhe më pas, vazhdimisht. Më është dukur shumë interesante kur kemi filluar të shiqojmë bashkë ndeshjet, masandej kemi vijuar nëpër të gjitha stadiumiet”, tha Xheneta.

Çifti që shkojnë në çdo ndeshje të Gjilanit për të parë ekipin e tyre të zemrës, edhe në punë janë të arsyetuar kur ka lojë

Çifti që shkojnë në çdo ndeshje të Gjilanit për të parë ekipin e tyre të zemrës, edhe në punë janë të arsyetuar kur ka lojë #ATV #StudioA #GjilanPosted by ATV LIVE on E mërkurë, 5 janar 2022

Çifti në fund ka rrëfyer se si në të kaluarën Besarti ka qenë pjesë e tifozëve Ultras, dhe sesi me kalimin e kohës, pas njohjes dhe kurorëzimit të dashurisë së tyre, ai është shmangur paksa nga grupi i tifozëve, porse jo tërësisht.

Ata kanë pranuar se dashuria mes tyre i ka bërë të jenë më të distancuar nga loja magjike mes dy shtyllave, por jo edhe ta braktisin atë, pasi siç lanë të kuptohet, magjia e futbollit është e përjetshme, ashtu siç është e përhershme idila e dashurisë së vërtetë e subtile./Gazeta Enigma/

Related Articles