Në Fushë Kosovë, të mërkurën, një çift janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit kishin kanosur njëri tjetrin, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë, 28.07.2021 – 12:00. Janë arrestuar dy te dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshortë), pasi që kanë kanosur njëri tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma.