Ciklon shkatërrimtar në territorin francez Mayotte, 11 persona vdesin

Ciklon shkatërrimtar në territorin francez Mayotte, 11 persona vdesin

Cikloni Chido, ishte shkatërrimtar dhe fatal për të paktën 11 persona në Francë.

Kështu ka njoftuar ministria e Brendshme e Francës.

Ky ciklon shkaktoi dëmë të mëdha në territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian.

Një spital në Mayotte raportoi se nëntë persona ishin në gjendje kritike atje dhe 246 të tjerë po trajtoheshin për lëndime.

Cikloni tropikal shpërtheu nëpër Oqeanin Indian juglindor, duke prekur gjithashtu ishujt e afërt t Komoros dhe Madagaskarit. 

Mayotte ishte drejtpërdrejt në rrugën e ciklonit dhe pësoi dëme të mëdha të shtunën, kanë thënë zyrtarët. Prefekti i Mayotte ka deklaruar se ishte cikloni më i keq që goditi Mayotte në 90 vjet.

Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau ka thënë të shtunën në mbrëmje pas një takimi urgjent në Paris se kishte frikë se numri i të vdekurve në Mayotte “do të jetë i lartë”. /Gazeta Enigma

Related Articles