Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se kishte vërejtje dhe bisedime jozyrtare, pas deklaratës së tij se “një faktor i huaj ishte përfshirë në ngjarjet në veri të Kosovës javën e kaluar dhe se ai nuk mund të fliste më saktë”.
Ai tha se kërkoi nga partnerët perëndimorë që të mos mbështesin siç i quajti “lëvizje të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme nga Kosova”, raporton Tanjug, përcjellë Gazeta “Enigma”.
“Kishte vërejtje dhe biseda jozyrtare, por më mjaftoi që t’u them njerëzve që vetëm të lexojnë deklaratat e tyre, se ata nuk kanë pse të dëgjojnë atë që thashë”, tha ai.
Me këtë deklaratë, shefi i shtetit serb iu referua aksionit të së mërkurës në veri kundër kontrabandës me mallra, aksion ky që u zhvillua edhe në disa të lokacione të tjera të Kosovës. /Gazeta “Enigma”/