Monumenti që simbolizon pavarësinë e Kosovës në kryeqytet është ai që ndodhet pranë Pallatit të Rinisë, e që është obelisku i “NewBorn”-it.
I njëjti qëndron tash e 15 vite, veç se ndryshon dizajn çdo vit, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Sipas njohësve të kësaj fushe, ky monument nuk duhet të jetë në ketë lokacion por duhet vendosur në një vend tjetër më adekuat.
Por, monumentet e tilla qytetarët po kërkojmë që t’i shtohen më shumë Prishtinës, ani se thonë se për to nuk u punua shumë.
Me pamjen e re të “NewBorn”-it sivjet synohet të përçohet një mesazh politik që nuk e duan një republikë të copëtuar, duke kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Gjithashtu i kushtohet edhe Ukrainës si shtet tjetër që po copëtohet.