Lionel Messi ndoshta do ta këtë Botërorin e tij të fundit, por deri me tani sa ndeshje të mira ka pasur ikona e Argjentinës
Paraqitja e tij e fundit – përpjekja për të shënuar gola në gjysmëfinale kundër Kroacisë – ishte njëra prej paraqitjeve të tij më të rëndësishme, por mos të harrojmë ai kishte disa paraqitje të mira për kombëtare gjatë këtyre viteve.
Më poshtë do të mësoni për disa të tilla.
Argjentina – ShBA 4-0, 21 qershor 2016
Një ndër virtytet që e bëjnë të madh Messin është se ai nuk është i mirë vetëm në shënimin e golave, por edhe në krijimin e rasteve dhe asistove për bashkëlojtaret.
Gjysmëfinalja Copa Amerika Centenario kundër mikpritësve, SHBA, e ka treguar këtë ku ai paraqet dy aspektet e lojës së tij.
Jo vetëm që ai shënon një gol të bukur nga goditja e lirë, por ai po ashtu shënoi edhe dy gola të tjerë në fitoren 4-0 të Albiceleste që i dërgoi ata në finale.
Argjentina – Ekuadori 3-0, 3 korrik 2021
Kishin kaluar më shumë së pesë vjet që Messi shënonte në një fazë të eliminimit direk, kur futbollisti i Lionel Scaloni ishte titullar në çerekfinale të Copa Amerika. Edhe pse vonë shënoi, ia vlente pritja.
Asi i Barcelonës në atë kohë, vendosi skuadrën e tij në vijë dhe rregulloi dy golat e shënuar nga Rodrigo de Paul dhe Lautaro Martinez dhe do të kishte mundësi që të shënonte edhe vet nga penalltia pasi ndërhyrjes së Piero Hincapie në Angel Di Maria.
VAR e ndryshoi vendimin duke dhënë vetëm goditje të lirë buzë zonës. Por, kjo nuk ndryshoi kursin dhe kapiteni e kreu detyrën për mrekulli, ai shënoi një gol të bukur për Argjentinën duke e dërguar atë në gjysmëfinale.
Argjentina – Meksika 3-0, 11 korrik 2007
Sa e ndryshme do të mund të ishte karriera ndërkombëtare e Messit nëse ai do ta kishte në skuadër Juan Roman Riquelme edhe pak më gjatë.
Dy ikonat e numrit 10 kishin bërë një partneritet të zjarrtë në vitet sa ishin bashkë por pensionimi kontrovers i Romanit më 2009 bënë që trajneri Diego Maradona mos ta ftonte në Kombëtare,.
Por, ata luajtën mjaftueshëm së bashku për të na dhënë disa ndeshje të paharrueshme.
Një prej më të mirave ishte demolimi në gjysmëfinale nga Argjentina i Meksikës më 2007, pasi që Messi dhe Riquelme shënuan të dy në atë fitore 3-0.
Argjentina – Bosnja dhe Hercegovina 2-1, 15 qershor 2014
Derisa Messi pa dyshim zhgënjeu në Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut, ku dështoi të shënonte për Argjentinën edhe pse arriti në çerekfinale – kësaj here ai ishte i dëshpëruar që ta korrigjonte këtë gabim dhe të shkonte deri në finale.
Në Brazili, megjithatë, pa humbur shumë kohë ai shënoi një gol të bukur kundër Bosnje dhe Hercegovinës në ndeshjen e parë.
Argjentina – Serbia dhe Mali i Zi 6-0, 18 qershor 2006
Tetë ditë para se të mbushte 19 vjet, Messi bëri debutimin e tij në një Botëror për Argjentinën në një skuadër me plot talent që udhëhiqej nga Jose Pekerman.
Albiceleste ishte duke fituar 3-0 kur tinejxheri hyri në fushë në minutën e 75-të për ta zëvendësuar Maxi Rodriguez, por rregulloi shënimin edhe tri golave të tjerë deri në përfundim të ndeshjes kundër Serbisë dhe Malit të Zi për ta bërë njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në Botëror.
Argjentina – Nigeria 3-2, 25 qershor 2014
Ndërsa është e vështirë për të zgjedhur një moment nga karriera e tij e jashtëzakonshme, ka një pajtueshmëri solide të paraqitjes së tij në njërën prej ndeshjeve më të bukura që bëri ai në Botërorin e 2014-ës.
Ylli, tashmë kishte shënuar në fitoret e skuadrës së tij kundër Bosnje dhe Hercegovinës dhe Iranit derisa festonte ditëlindjen e tij të 27-të në Brazil kur ai pati disa momente magjikë në ndeshjen e fundit në grup për Argjentinën.
Futbollistët e Alejandro Sabella të Nigerisë bën presion gjatë tërë kohës por nuk kishin përgjigje për Leon, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje dhe e dërgoi skuadrën në 1/8-ën e finales me tri fitore në grup.
Argjentina – Australia 2-1, 3 dhjetor 2022
Një tjetër ndeshje e Messi ku ai pati një paraqitje tepër impresive individuale që ka bërë ndër vite në Al Rayyan. Ndeshja e 1/8-ës së finales së Argjentinës kundër Australisë në Botëror ishte e 1000-ta në karrierën e Messi, ku djaloshi nga Rosario shkëlqeu përsëri.
Messi shënoi golin e parë me një përfundim të mahnitshëm për të shënuar golin e tij të parë në Botëror në fazën e eliminimit direk, edhe pse kjo s’do të thotë që theu një rekord por ishte njëra prej ndeshjeve më të mira të Messi.
Argjentina – Brazili, 4-2, 9 qershor 2012
Në këtë renditje rëndësi kanë ndeshjet konkurruese por jo edhe miqësorët, për arsye të ndryshme. Megjithatë, njëra prej paraqitjeve më të mira të Messit, edhe pse jo e një rangu garash, nuk mund të anashkalohet.
Më 2012, në stadiumin New York’s MetLife – në prani të 80 000 tifozëve – ishin dëshmitarë të një paraqitje master klasë të Messi ku Argjentina fitoi me rezuiltat 4-3.
Numri 10 shënoi tre golat e skuadrës së tij, derisa ata mposhtën rivalin e tyre të përhershëm me rezultat 4-3 në miqësore.
Brazil – Argjentina 0-1, 10 korrik 2021
Mund të mos jetë njëra prej ndeshjeve më të mira që Messi pati me Argjentinën, por fitorja e Copa Amerika kundër Brazilit i dha fund pritjes së Messi për të fituar trofe me Kombëtare, pasi që i kishte humbur disa finale.
Derisa Angel Di Maria shënoi golin e vetëm në ndeshje, menjëherë pas fishkëllimës së fundit tërë skuadra e Albiceleste vrapoi në drejtim të kapitenit të tyre, i cili shpërtheu në vaj nga kënaqësia.
Leo kishte një paraqitje brilante në Copa qysh prej ndeshjes së parë dhe e meritonte këtë titull, i cili i dha fund humbjes së finaleve për këtë skuadër.
Argjentina – Kroacia 3-0, 13 dhjetor 2022
Messi bëri rekord pasi që u paraqit për herë të 25-të në Botëror duke frymëzuar Argjentinën për fitore 3-0 kundër Kroacisë në gjysmëfinale të Katari 2022.
35 vjeçari u bë futbollisti i parë që nga fillimi i kësaj gare që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave më 1966 që shënon dhe asiston në të njëjtin botëror për t katërtën herë, pasi që i dha epërsinë Argjentinës nga penalltia dhe mandej bëri një asist për Julian Alvarez.
Ekuadori – Argjentina 1-3, 10 tetor 2017
Dukej si një mision i pamundshëm
Argjentina arriti në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2018 por i duhej një fitore që të kualifikoheshin për në Rusi dhe atë kundër Ekuadorit që ka një lartësi mbidetare të frikshme një stadium në Quito – mbi të gjitha, nikoqirët e ndeshjes që tashmë ishin eliminuar shënuan gol që në minutën e parë për të prerë shpresat e skuadrës së Jorge Sampaoli edhe më shumë.
Pikërisht atëherë Messi vendosi ta tregojë vetën e tij.
Kapiteni shënoi një het-trik për ta siguruar fitoren 3-1 të Albiceleste dhe ndoshta më të rëndësishmen në nivel ndërkombëtare, nëse jo më të mirën.