Real Madridi është tashmë duke punuar në projektin e vitit të ardhshëm, ku në shikim të parë shihet se do të jetë një skuadër me bazë franceze.
Eduardo Camavinga erdhi në këtë verë, ndërsa emrat që fliten shumë si përforcime të mundshme janë Kylian Mbappe (i pari në listë), por edhe Aurelien Tchouameni dhe Paul Pogba, që të gjithë francez.
Tre francezë të tjerë për t’i shtuar listës së gjatë të lojtarëve nga ky vend.
Me ardhjen e Zinedine Zidane, klubi i bardhë riaktivizoi rrugën franceze. Raphael Varane erdhi i pari, pastaj Theo Hernández, Ferland Mendy, pa harruar se në dhomën e zhveshjes frëngjishtja ishte gjuha e dytë pasi edhe Thibaut Courtois dhe Eden Hazard flasin këtë gjuhë.
Prandaj, largimi i Varane dhe largimi i vetë Zidane nuk e kanë fshirë aspak aromën franceze që ka përshkuar Real Madridin prej vitesh, veçanërisht me Karim Benzeman, i cili po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij dhe aspiron për “Topin e Artë”.
Tani këtyre emrave mund t’i bashkohen edhe Kylian Mbappe, që është objektivi i madh.
Përveç Paul Pogbas, i cili shpesh është i lidhur me një kalim në klub dhe është në fund të kontratës, me klubin lidhet edhe talenti i madh Tchoumani, një 21-vjeçar që luan te Monaco, i cili mund të largohet për më pak se 60 milionë.
I fundit francez që mund të jetë në listë është Jules Koundé./Gazeta Enigma/.