Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave që aktualisht janë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Asnjëri nga ta, pavarësisht se ka nisur fushata për zgjedhjet lokale nuk është tërhequr nga pozita e deputetit.
Derisa Partia Demokratike e Kosovës kishte tre kandidatë të tillë, tani kanë mbetur vetëm me dy, pas tërheqjes së Uran Ismailit, që liroi pozitën e deputetit.
Ligjërisht ata nuk janë të detyruar t’i lirojnë pozitat e tyre aktuale duke qenë vetëm kandidat për kryetar komune.
Emir Abrashi nga Demokracia Plus tregoi formën se si zëvendësohen deputetët apo ministrat që marrin pozitat e tjera.
“Procedura e zëvendësimit të atij kandidati bëhet nga kandidati i radhës i së njëjtës parti i cili nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në listën e deputetëve të asaj partie. Zëvendësimi bëhet nga lista e deputetëve të partisë që ka filluar zgjedhjet”, tha Abrashi për RTV Dukagjini, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Lëvizja Vetëvendosje, kandidatë që kanë pozita tjera ka Arben Vitinë, Alban Hysenin, Mimoza Kusari-Lilën, Salih Zybën e Adnan Rrustemin.
Partia Demokratike e Kosovës kishte Uran Ismailin, ka Florentë Zejnullahun dhe Bedri Hamzën.
Partitë e tjera nuk kanë ministra apo deputetë që kanë kandiduar edhe për kryetar të ndonjë komune.