Ish kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj paralajmërimit për rritje të çmimit të energjisë eletrike.
Ai ia ka kujtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti deklaratën e tij për rrymë të vitit 2015, në kohën sa ishte në opozitë.
Haradinaj e bashkangjiti edhe aprovimin e sotëm të Qeverisë të udhëhequr nga Kurti për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.
“Kujtojmë se ekzekutivi ka bërë me dije se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Por, njoftimi i Qeverisë ka ngjallur kritika të shumta pasi u mor vesh se qytetarëve që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj mund t’u shtrenjtësohet fatura ndoshta dyfish nga shkurti”.
“Cilit Albin me i besu!?”, shkroi Haradinaj në fotografinë e postuar me deklaratat e Kurtit.
Kujtojmë se ekzekutivi ka bërë me dije se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset.
Por, njoftimi i Qeverisë ka ngjallur kritika të shumta pasi u mor vesh se qytetarëve që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj mund t’u shtrenjtësohet fatura ndoshta dyfish nga shkurti. /Gazeta Enigma/.