Çitaku: Albin Kurti nuk është fajtori kryesor, por i vetmi – nëse ka zgjedhje

Çitaku: Albin Kurti nuk është fajtori kryesor, por i vetmi – nëse ka zgjedhje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se nëse Kosova shkon në zgjedhje, fajtori është Albin Kurti.

Ajo tha se Kurti “nuk është fajtori kryesor, por i vetmi – sepse ka 66 deputetë dhe nuk po arrin ta mundësojë zgjedhjen e Presidentit”.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, përgjegjës i vetëm është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë një shumicë parlamentare prej 66 deputetësh, PDK i ka 22, nëse PDK është e papërshatshme janë edhe 98 deputetë të tjerë që mund të arrijnë marrëveshje. Po ashtu 6 deputetë të AAK-së janë përjashtuar fare nga Albin Kurti, ndërsa siç ka pasur deklarime zonja Osmani ka pasur mbështetjen e LDK, por Kurti kërkonte 83 – 84, lojëra me fjalë”, ka thënë ajo në “Pressing’ të T7.

Related Articles