Atletico Madrid e “rrëzon” Barcelonën

Atletico Madrid e “rrëzon” Barcelonën

Skuadra katalunase, Barcelona, është përshëndetur me garat evropiane, duke u mposhtur nga Atletico Madridi me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga dy ndeshjet.

Ndonëse Barça arriti të fitojë si mysafir i madrilenëve, kjo nuk mjaftoi pasi katalunasit ishin mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou javën e kaluar.

Ekipi i Hansi Flick arriti të barazonte shifrat e rezultatit të përgjithshëm pas vetëm 24 minutave lojë, duke shënuar Lamine Yamal (minuta 4) dhe Ferran Torres në minutën e 24-të.

Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 31-të shënuan për 1-2.

Rezultati i përgjithshëm në fund të ndeshjes ishte 3-2.

Atletico pret fituesin e përballjes së nesërme Arsenal – Sporting, ku në ndeshjen e parë si mysafir Arsenali fitoi me rezultat minimal 1-0. 

Related Articles