Leonardi tregon se çka do t’i thoshte Liridonës po të kishte mundësi

Leonardi tregon se çka do t’i thoshte Liridonës po të kishte mundësi

Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.

Ata u shpallën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt. Ky vendim u mirëprit nga familja, e vëllai i Liridonës, Leonardi tregoi se çka do t’i thoshte motrës nëse do të kishte mundësi.

“Unë kisha dashur t’i thoja që shpirti yt të prehet në paqe dhe lehtë. Amaneti ka shkuar në vend dhe shumë shpejt edhe fëmijët do të bashkohen në mesin tonë. Ata të cilët i ka dashur shumë. Asnjëherë nuk do t’ia lëmë në dorë dikujt tjetër’’, deklaroi Leonard Ademaj në T7.

Related Articles