Për radhët e gjata që janë krijuar te qendra e vaksinimit, salla “1 Tetori”, në Prishtinë, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, raporton Gazeta Enigma.
Çitaku këtë situate të krijuar e ka quajtur të tmerrshme, pasi që të moshuarit po detyrohen që të presin në këmbë me orë të tëra.
Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se edhe nëna e saj ka pritur për të marrë vaksinën Anti Covid rreth katër orë.
“Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë. Sot rradhët qenkan edhe më të mëdha. E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra. Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit”, ka shkruar Citaku.