Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar për deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit.
Haxhiu i ka kwrkuar prokurorit të tërhiqet nga aktakuza ndaj saj, duke i thënë “Dorëzohu, s’është vonë”.
E në lidhje me këtë, Çitaku është shprehur se ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë.
“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”, ka shkruar Çitaku.