Çitaku për masakrën në Reçak: Qeveria serbe ende s’ka kërkuar falje për krimet e bëra

Çitaku për masakrën në Reçak: Qeveria serbe ende s’ka kërkuar falje për krimet e bëra

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar 45 viktimat.

Ajo tha se ata u masakruan brutalisht dhe se për një krim të tillë, Serbia ende s’ka kërkuar falje.

“15 janari i vitit 1999 është një ditë që gjithmonë do ta kujtoj. 45 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan brutalisht nga forcat ushtarake serbe. Fshati i Reçakut u bë dëshmitar i një tmerri atë ditë. Fatkeqësisht, 23 vjet më pas, qeveria serbe nuk ka kërkuar falje për krimet”, ka shkruar Çitaku në Twitter. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles