Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratën e sotme të ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë në lidhje me situatën në Kosovë.
Clintoni, në fjalimin e vet në Shqipëri, tha se një marrëzi e tillë duhet ndalur sepse asnjë çështje e madhe politike nuk mund të përparojë duke pasur tension.
Çitaku, përmes një postimi në Facebook, tha se mesazhet e presidentit Clinton duhen marrë seriozisht.
“Është momenti i fundit që ta ndalim trenin e marrëzisë. Mesazhet e Presidentit Clinton në Tiranë duhen marrë seriozisht. Kambana e fundit për ne. E Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se presidenti Clinton”, ka shkruar Çitaku në Facebook.