Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate.
Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se është e indinjuar dhe e zhgënjyer nga pamjet e arrestimit të tyre.
“Ministri i Brendëshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
E indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar nga kjo pamje sot.
Përtej kauzës së protestuesve, me të cilën pajtohem plotësisht, ky lloj demonstrimi i dhunës ndaj tyre është tërësisht i papranueshëm.
E di që shumica dërrmuese e pjestarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm të cilët i shërbejnë shtetit me nder.
Por, imazhet që pamë sot nuk do të doja t’i shihja askund në botë, e aq më pak në Kosovë.
Ministri i Brendëshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje.