Çitaku: Valdete faleminderit për shërbimin dhe na fal

Çitaku: Valdete faleminderit për shërbimin dhe na fal

Pas shkarkimit të Valdete Dakës, nga pozita e kryesueses së KQZ-së, ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ka lavdëruar punën e saj gjatë dy mandateve, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Çitakut, Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj, teksa thekson se kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona.

“Zonja Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj. Keq për ne. Askush nuk është i përjetshëm e as i pazavendësueshëm. Por, të jemi të qartë, kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona. Jo për Valdeten. Valdete faleminderit për shërbimin, dhe na fal”, shkroi ajo.

Related Articles