Chekia, të cilën Kosova e mundi në Prishtinë dy vite më parë, dyfishon avantazhin ndaj Skocisë në debutim të Euro 2020

Chekia, të cilën Kosova e mundi në Prishtinë dy vite më parë, dyfishon avantazhin ndaj Skocisë në debutim të Euro 2020

Ndonëse ishte logaritur favorite në takim, Skotlanda është duke pësuar në takimin e grupit ‘D’ ndaj Republikws Çeke me rezultat 0 : 2. Të dy golat i ka shënuar i njejti lojtatar, Patrik Schick.

Ai kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 42 të pjesës së parë, me një gol të shënuar me kokë, vetëm pak minuta para mbylljes së gjysmëlojës, ndërsa më të filluar pjesa e dytë, i njejti lojtar, sërish del në skenë duke ngritur avantazhin në 0:2, për të dëshmuar dominimin e skuadrës së tij në këtë sfidë.

Kujtojmë që paraprakisht Skotlanda në dy takimet e fundit kishte ngadhëynjer ndaj Chekisë, e cila, siç dihet, ishte në grupin e Kosovës në kualifikime për Euro 2020.

Madje pikërisht Kosova i kishte shkaktuar humbje në fazën parakualifikuese, në Prishtinë 2:1, ndërsa takimi i kthimit në Pragë ishte mbyllur me rezultat identik në favor të nikoqirëve.

Related Articles