Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës:



09:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203).

09:00 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), gjegjësisht Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Akademinë Kosovare për Siguri Publike, organizon ceremoninë hapëse të kursit dy​javor të sigurisë publike me pjesëmarrës nga 12 shtete të botës. Merr pjesë kryeministri i Albin Kurti. (Akademia Kosovare për Siguri Publike, Vushtrri)

09:00 Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom)

10:00 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla raporton në Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

10:00 Kryeshefit Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

10:00 Mbahet ceremonia e inaugurimit mbi zgjerimin e kapaciteteve përpunuese dhe ambalazhuese të “Grasep”. (Sllatinë e Epërm, Viti)

11:00 Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) 

11:00 Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302) 

11:30 Ambasada e Hungarisë në Kosovë, Instituti I Teknologjisë Rochester (RITK) organizojnë konferencën për të ardhmen e Evropës. (RITK, Prishtinë)

11:30 Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Çështjet pronësore në Kosovë”. (Platforma Zoom)

12:00 Në nder të aktores Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, organizohet ecja në sheshet e kryeqytetit. (Nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar)

12:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregti me jashtë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)

13:00 – 15:00 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktizmit kundër dhunës me bazë gjinore” viziton strehimoret në Ferizaj dhe në Gjilan. (Ferizaj/Gjilan)

17:00 Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “E vërteta pas numrit të ulët të grave në subjekte politike: Adresim i menjëhershëm apo tjekalim?”. (Dit’ e Nat’, Prishtinë) . /Gazeta “Enigma“/

Related Articles