Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës:

09:00 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret për vizitë zyrtare Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) 

09:00 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbanë konferencë shkencore “Revista Edukata Islame” – 50 vjet mision në fjalën e shkruar shqipe”. (Salla e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë)

09:30 Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë)

09:30

Asociacioni i Psikiatërve mban konferencën “Sfidat në shëndetin mendor”. (Hotel “Emerald”)

10:00 Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

10:00 IPKO Foundation në bashkëpunim me Kosova Makers League organizojnë përmbylljen e Raundit Special të Garës së Robotikës, i cili është organizuar në kuadër të Edicionit të 8-të të konferencës teknologjike, DOKU.TECH. (“Termokiss”, Prishtinë) 

10:00 Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës organizon përmbylljen e projektit “Promovimi i demokracisë lokale”. Merr pjesë, kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Venus”, Prishtinë) 

11:00 Mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të obeliskut në nder dhe përkujtim të kontributit dhe sakrificës së profesionistëve shëndetësor në Kosovë. (Oborri i QKUK-së, Prishtinë) 

11:00 Fondacioni Jahjaga dhe Ambasada Japoneze në Kosovë nënshkruajnë grantin përmes së cilit do të ofrohet një pajisje e mamografit për Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Kamenicë. (Zyret e Fondacionit Jahjaga, Prishtinë)

11:00 Shfaqet filmi dokumentar “Në skaj të jetës”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

11:00 Ministria e Drejtësisë dhe IFC (International Finance Corporation) nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale, për zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore, e cila rregullon falimentimin dhe rritjen e kreditimit. (Ministria e Drejtësisë) 

11:30 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me Amendamente të Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

13:00 Oda e Hotelerisë dhe Turizmit dhe Shoqata e Gastronomëve organizojnë protestën me moton “Boll ma”, kundër masave kufizuese të Qeverisë së Kosovës dhe mungesës së ndihmës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës) 

13:20 Mbahet ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë Zagreb-Prishtinë-Zagreb. Merr pjesë ministri i Infrastrukturës se Kroacisë Oleg Butkovic. (Terminali i Ri i ANP “Adem Jashari”)

14:00 Organizohet takimi i qytetarëve me deputetë të Kuvendit të Kosovës, me temën: “Ndikimi i pandemisë në jetën e përditshme të qytetarit të Kosovë”. Marrin pjesë deputetët Yllza Hoti, Albana Bytyqi dhe Erxhan Galushi. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren​)

14:30 Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

18:00 Mbahet festivali Multikulturor “Festojmë ngjashmëritë tona”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)/Gazeta “Enigma”/

Related Articles