Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës: 30 dhjetor 2021

09:00 Vazhdon të mbahet mbledhja e 274-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (Platforma Zoom)

09:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00 Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fundvitit, organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e ish-Rilindjes) 

11:00 Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për medie ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së. (Objekti i Prokurorit të Shtetit) 

11:00 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbanë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë) 

11:00 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) mban konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ministrja Arbërie Nagavci do të flasë për punën që është bërë gjatë këtij viti në arsim. (Ministrisë së Arsimit) 

11:00 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencën përmbyllëse për medie. (Objekti i Ministrisë Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Pejton)

12:00 Përurohet objekti i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, merr pjesë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republiksë së Kosovës. (Mahalla e Muahxherëve, “Kulla e zotnisë”, Prishtinë)

14:00 Ministria e Drejtësisë, organizon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Provimit të Jurisprudencës për kandidatët të cilët kanë kaluar këtë provim. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Objekti i ish-Rilindjes) 

14:00 Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie.  (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lagjja e Spitalit) 

14:00 Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për medie me rastin e dorëzimit të padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore dhe lejes mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik të lëshuar nga Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”. (Para Pallatit të Drejtësisë)

15:00 Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen publikon Raportin për Komplekset Memoriale në komunën e Prishtinës, si pjesë e projektit “Komplekset Memoriale” të përkrahur nga Komuna e Prishtinës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

18:00 ETEA përmbyll vitin e Qendrës “Libart” me muzikë e poezi me vokalistin dhe kitaristin e Gipsy Groove, Bajram Kinolli – Kafu dhe Faruk Banjska. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)./Gazeta “Enigma”/

Related Articles