Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e Ditës: 11 janar 2022

09:00 Kryeministri i Republikës së Kosovës, AlbinKurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitojnë Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, Gjilan)

09:30 Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

10:00 Me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Maloku, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te përmendorja e tij. (“Bregu i Diellit”, Prishtinë) 

10:00 Me rastin e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2022” mbahen homazhe të varrezat e dëshmorëve. (Gjilan)

10:30 Organizatorët e manifestimit “Flaka e Janarit” vizitojnë kazermën e ushtrisë së Kosovës. (Gjilan)

11:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00 Lëvizja Studentore ”Studim Kritikë Veprim” zhvillon një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. (Rektorati i UP-së) 

17:00 Komuna e Gjilanit organizon ndezjen e Flakadanit të Flakës. (Para Teatrit të qytetit, Gjilan)/Gazeta “Enigma”/

Related Articles