Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta Enigma ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:30 Mbahet diskutim mbi rishkimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

10:00 Komuna e Gjilanit vazhdon aksionin e pastrimit të ambientit te penda e Livoqit. (Gjilan)

10:30 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës organizojnë konferencën kombëtare: “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

11:00 Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare)

11:00 Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë)

11:00 Hapet ekspozita me vizatimet e fëmijëve “Me superfuqinë time, do të ndryshoja…”. (Restaurant “n’Bahçe”, Prishtinë)

16:00 Hapet fabrika për prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Plastika dhe Alumini, Fabrika Novolani. (Fshati Nedakoc, Vushtrri)

Related Articles