Çka mendojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri – flasin qytetarët në Prishtinë

Çka mendojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri – flasin qytetarët në Prishtinë

Kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për të organizuar zgjedhje të reja në veri të vendit po e mbështesin edhe qytetarët e Kosovës. Ata thonë se institucionet tona kanë respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës në katër komunat e veriut. Megjithatë, theksojnë se zgjedhjet mund të mbahen për ta qetësuar situatën në atë pjesë të vendit.

Qytetarët, po ashtu janë të mendimit se kryeministri Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qytetari Blerim Krasniqi thotë se mbështet zgjedhjet e reja në veri të vendit.

Bajram Demaj deklaron se institucionet e Kosovës kanë zbatuar ligjin dhe Kushtetutën, por situata në veri mund të qetësohet me zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen në bazë të ligjeve të Kosovës.

Të njëjtin mendim e ka edhe Hashim Hashimi. Ai thotë se ato komuna duhet të udhëheqen nga shumica e popullsisë, nëse serbët pranojnë të dalin në zgjedhje.

Idriz Demiri nga Tetova për KP potencon se vendimet e kryeministrit Kurti janë të sakta dhe sido që të vendosë ai, beson se do të jetë në rregull.

Përndryshe, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, gjë që është pranuar edhe nga drejtuesit e institucioneve tona, të cilët kanë theksuar se mund të mbahen duke respektuar procedurat dhe ligjet e Kosovës

Related Articles