“Çka po pret Albin, shkarkoje Rakiqin”

“Çka po pret Albin, shkarkoje Rakiqin”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz lladrovci, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, i ka kërkuar kryeministrit Kurti ta shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiqin.

Lladrovci, duke iu referuar deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili në një intervistë për RTK ka thënë se Lista Serbe nuk janë pjesë e koalicionit qeveritar dhe për herë të parë të ekzistencës së tyre, ata janë të devalvuar politikisht.

“Pasi Ministri kompetent e profesional e vlerësoi ‘Listën Serbe’ si ‘parti të devalvuar’ dhe parti që ‘bashkëpunon me grupet kriminale’, çka po pret Albin, shkarko Rakiqin dhe të emëruarit e tij në Qeveri dhe trupat tjera ekzekutive”, ka shkruar Lladrovci në një postim në Facebook.

Related Articles