Hashim Thaçi feston datëlindjen e nënës përmes një videolidhje

Hashim Thaçi feston datëlindjen e nënës përmes një videolidhje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është bashkuar me një videolidhje festës së familjes së tij në Burojë, për datëlindjen e nënës së tij.



Përmes një fotografie të postuar nga Fondacioni ‘Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit’ u bë e ditur se anipse në distancë, Thaçi ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së nënës së tij, e cila nesër do t’i mbush 85 vjet.

“Nga Haga, presidenti Hashim Thaçi i është bashkuar me videolidhje në pasditën e sotme festës së familjes në Burojë për ditëlindjen e nënës së tij, e cila nesër i bënë 85 vjet.

Edhe pse në distancë, emocionet janë gjithmonë të njëjta”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se Thaçi është duke qëndruar në qendrën e paraburgimit në Hagë pasi që po akuzohet për krime lufte.

Related Articles