Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 20 prill 2022:

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

– Mbahet konferenca ‘Siguria kibernetike, identifikimi elektronik dhe digjitalizimi i shërbimeve postare’ në të cilën do të prezantohen aktet nënligjore për Sistemin Elektronik të Identifikimit dhe Autentifikimin dhe Draft Ligjin për Sigurinë e Rrjetit dhe Sistemit të Informacionit. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione organizon ryezë me temë “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i Personave të Pagjetur”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

– Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon tryezën e rrumbullakët për të diskutuar rreth Kontributit të Sektorit Privat për të Mirën Kolektive dhe Progresin Socio-Ekonomik në vend. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të pres në një takim Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca. (Kabineti i Ministrit Peci, në objektin e MBPZhR-së, ora 10:30)

– Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë mban konferencë për media. (Zyret e LV-së, rruga ”Skënderbeu”, Nr.10 në Mitrovicë, ora 13:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/l-058 dhe ligjin nr. 04/l-122 si dhe ligjin nr. 03/l-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/l-256. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:30)

– Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” publikon “analizën e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve”. (Hotel Nartel në Kalabri, ora 14:00)

– Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, zhvillojnë debat lidhur promovimin dhe sensibilizimin e regjistrimit të anëtarësisë në platformën online regjistrohuldk.org. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 17:00)

Related Articles