Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta “Enigma” ju sjell ngjarjet e ditës, 2 nëntor 2021.

Mbahet ceremonia e rihapjes së Terminalit Doganor në kompleksin e Trepçës. (Kompleksi Trepça, hyrja nga qyteti, ora 9:00).

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:15).

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00).

Komisioni i Pavarur i Mediave mban konferencë për media në lidhje me prezantimin e “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021”. (Zyra e KPM-së, rr. “Perandori Justinian”, Pejton, Prishtinë, ora 10:00).

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) prezanton punimin “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri – Sfidat dhe Mundësitë“. (Hotel “Sirius”, salla “Aries”, Prishtinë, ora 10:00-10:30).

Orari i homazheve dhe nderimit për heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu:

-Ora 10:00 nderim pranë Obeliskut të heroit të kombit Afrim Zhitia, në Llugë.

-Ora 12:00 homazhe te varrezat e heronjve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në Prishtinë. (Velania, Prishtinë).

-Ora 13:00 nderim te flamuri afër vendit ku kanë rënë heroikisht heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Bregu i Diellit, Prishtinë).

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00).

Kandidati për kryetar nga PDK-ja për Prizren, Shaqir Totaj, prezanton projektet “Nënkalimi ish-BVI – Bazhdërhane” dhe “Parku i ri i qytetit te Shtëpia e Bardhë dhe parkimi nëntokësor me 690 vendparkingje”. (Bazhdërhane, prapa Shtëpisë së Bardhë, ora: 11:00).

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi për Prishtinë, ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga restorant “Simphony”, ora 12:00).

Bëhet inaugurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit për personat me nevoja të veçanta. (Rruga “Ilaz Kodra”, Skenderaj, ora 11:30).

Komisioni për Ekonomi shqyrton vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00). /Gazeta Enigma.

Related Articles