Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta “Enigma” ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.

0:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

10:00
Instituti Pedagogjik i Kosovës prezanton rezultatet e projektit hulumtues me temën “Shkathtësitë gjuhësore të nxënësve kosovarë të moshës 15-vjeçare dhe shkaqet e përformancës së dobët në testin PISA, me fokus në ndikimin e mësimdhënësve të ciklit fillor dhe të ambientit akademik në të cilin zhvillohen ata”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

10:00
Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, zyrtarët e parë nga Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësia për Kontroll të Autostradave (NJKA), udhëtojnë për në Shqipëri. Mbahet konferencë për medie para nisjes. (Pika e Kalimit Kufitar, Vërmicë)

10:00
Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e rregullt për vitin 2021. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Kurti II”. (Zyra e GLPS-së, rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë)

Related Articles