Clermonti i Rashanit mposht Reimsin e Zenelit

Clermonti i Rashanit mposht Reimsin e Zenelit

Elbasan Rashani me Clermontin ka shënuar fitore në elitën e futbollit të Francës ndaj skuadrës së Arbër Zenelit, Reimsit.

Clermonti të shtunën e fitoi ndeshjen e xhiros së dytë në udhëtim te Reimsi me rikthim të rezultatit, 4:2.

Rashani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 64-të, kurse reprezentuesi tjetër i Kosovës, Zeneli, ishte në bankën rezervë, por nuk u inkuadrua në lojë.

Reimsi nga minuta e 47-të luajti me një lojtar më pak në fushë pasi direkt me të kuq u ndëshkua mbrojtësi Emmanuel Agbadou.

Clermonti pas dy ndeshjeve e ka një fitore e një disfatë.

Reimsi e pësoi disfatën e dytë sezonale dhe është në pozitën e fundit. Ka shënuar tri gola dhe ka pësuar tetë sosh.

Related Articles