Irani ka marrë një fitore spektakolare përballë Uellsit duke shënuar fitore në minutat shtesë, shkruan Demokracia.com.
Ka qenë Cheshmi që ka shënuar në minutën e 99-të pra në minutën e 9-të shtesë aq sa ishin dhënë në këtë takim për t’í dhënë Iranit tri pikë spektakolare. Goli i dytë u shënua një minutë më vonë për rezultatin 2:0.
Ishte kjo një ndeshje e luftuar shumë ku Uellsi nga minuta e 86-të luajti me një lojtar më pak pasi portieri u ndëshkua me karton të kuq.
Pas dy ndeshjeve në fazën e Grupeve, Irani ka 3 pikë, Uellsi 1, ndërsa sonte luajnë Anglia e Shba që janë në të njëjtin grup.