Çmenduri para “Parc des Princes” për Leo Messin

Çmenduri para “Parc des Princes” për Leo Messin

Leo Messi është prezantuar si lojtar i Paris Saint Germain.

Në Parc des Princes, Leo ka premtuar atë që të gjithë e presin te PSG, trofeun e Champiosn League, pasi ëndërron ta fitojë edhe një të tillë, derisa e ka fituar katër herë me Barcelonën. Teksa ai po prezantohej, jashtë Parc des Princes, qindra tifozë brohoritnin emrin e tij, të lumtur që më në fund e kanë në skuadrën e tyre më të mirin në botë.

Në anën tjetër, Messi në Konferencë me gazetarë tha se është shumë i lumtur me këtë transferim, por që natyrisht se largimi nga Barcelona ishte emocionues për të.

Ai, poashtu premtoi se do të jap gjithçka nga vetja që skuadra e PSG të fitojë shumë trofe. Madje tha fjalë të mëdha për Neymar e Mbappe, duke vlerësuar se ‘është çmenduri vetëm të mendohet se me çfarë skuadre do të luajë në sezonin tjetër.’

Related Articles