Margot Friedländer, 102 vjeçe, ende ka të freskëta vuajtjet që i ka përjetuar gjatë holokausitit.
Ajo arriti të mbijetonte andaj ndonëse në moshë të shtyer ajo vazhdon që të tregoj historinë e saj nëpër shkolla e kudo tjetër që i jepet mundësia.
Së fundmi, ajo është vlerësuar me një çmim nderi për për përkushtimin e saj ndaj humanizmit dhe tolerancës, siç njofton televizioni gjerman RTL, transmeton Gazeta Enigma.
Ajo mori çmimin e nderit “Brigitte Award 2024” në Berlin, hera e parë që jepej ky çmim.
Gjatë kësaj jave gjithashtu është transmetuar filmi me titullin “Ich Bin Margot Friedländer” (Unë Jam Margot Friedländer), film ky që ka zënë hapsirë në televizionin publik ZDF.
Ky prodhim artistik që kombinon dramatizimet me materialet historike dhe intervistat me Friedländer, fitoi gjithashtu një çmim në televizionin gjerman. /Gazeta Enigma