Conte pritet të largohet nga Tottenhami pas përfundimit të këtij sezoni

Conte pritet të largohet nga Tottenhami pas përfundimit të këtij sezoni

Trajneri Antonio Conte mund të largohet nga skuadra e Tottenhamit me të përfunduar sezoni aktual. Kështu ka insistuar agjenti i tij, Federico Pastorello, në një intervistë të premten për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

Pastorello ka thënë se gjasat janë vetëm 70 për qind, që Conte të mbetet në krye të Tottenhamit edhe për sezonin 2022/23. Ai nuk ka dhënë arsyet që qëndrojnë prapa saj, por gazeta italiane ka shkruar se Conte është trajner që kërkon të fitojë trofe, gjë që këtë edicion nuk do ta bëjë me Tottenhamin.

Conte ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa detyrën e trajnerit tek ekipi anglez e mori në nëntor të vitit të shkuar duke e zëvendësuar Jose Mourinhon

Related Articles