Gërvalla: S’kemi asnjë informacion në lidhje me pretendimet e Selakoviqit për tërheqjen e 4 njohjeve

Gërvalla: S’kemi asnjë informacion në lidhje me pretendimet e Selakoviqit për tërheqjen e 4 njohjeve

Ministrja Donika Gërvalla ka folur për deklaratat e ministrit serb, Nikola Selakoviq se katër shtete kanë tërhrqur njohjen për Kosovën.

Gërvalla tha se nuk kanë informacione për diçka të tillë.

‘’Ne nuk kemi asnjë informacion për çnjohje nga asnjë shtet, e as nga Serbia nuk i kemi. Kjo tregon se ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për çnjohje”, tha ajo.

“Ky është një proces i gjatë. Ne kemi bërë përgatitjet për hapin e parë. Fillon një dialog shumë i dendur. Në fund e gjithë procedura përfundon në Këshillin Ministror”, shtoi ajo në lidhje me kërkesën e Kosovë për anëtarësimin në KE.

Related Articles