Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, në ndërkohë janë konfirmuar edhe 1054 raste të reja nga 7256 testime të kryera.
Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë atje i bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Statistika (31 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 1054
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7,256
Testime totale 1,047,380
Raste pozitive 146,387
Raste të shëruara 133,801
Raste Aktive 10,088
Humbje jete 2,498
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,638
Shkodër 1,789
Vlorë 908
Durrës 778
Fier 695
Lezhë 567
Elbasan 497
Berat 352
Gjirokastër 281
Korçë 254
Dibër 169
Kukës 160