Situata te Barcelona për shkak të COVID nuk është e mirë, derisa katër lojtarë janë të konfirmuar si të infektuar.
Një ditë më parë klubi katalanas njoftoi se e kanë pësuar Alves dhe Lenglet, kurse sot Jordi Alba dhe Balde.
Dyshime ka edhe për Ousmane Dembele. Sulmuesi francez nuk është ndjerë dhe është në pritje të rezultatit të PCR.
Ndryshe, COVID është rikthyer sërish në disa vende të botës, derisa shumë prej tyre regjistrojnë numër të madhë të rasteve.