COVID-19 nuk e ka ndërmend të lërë të qetë Real Madridin.
Ditë më parë, Los Blancos kishin mbi gjashtë futbollistë pozitiv, ndërsa tani pas pushimeve, janë rikthyer katër me koronavirus.
Reali ka konfirmuar se pas testeve, Thibaut Courtois, Vinicius Junior, Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Official Announcement.#RealMadrid— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) December 29, 2021
Para se futbollistët të shkonin në pushime, të infektuar ishin Lunin, Isco, Marcelo, Alaba, Asensio, Bale dhe Modric.