COVID-19: Si është gjendja e pacientëve të infektuar në QKUK dhe spitale

COVID-19: Si është gjendja e pacientëve të infektuar në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale sot janë në trajtim spitalor janë 13 pacientë  të konfirmuar me Covid-19 dhe 23 post-COVID, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 7  pacientë, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 3  pacientë

Spitali i Pejës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë / Gazeta Enigma.

Related Articles