COVID-i mund të shkaktojë harresë, psikozë, mani apo belbëzim

COVID-i mund të shkaktojë harresë, psikozë, mani apo belbëzim

Virusi përfshin simptoma neurologjike që vazhdojnë shumë kohë pas përfundimit të pandemisë.

Patrick Thornton, një mësues 40 vjeçar i matematikës në Houston, Tex., ligjëronte (nëpërmjet zërit) nxënësit e tij në shkollën e mesme, derisa u ‘godit’ nga virusi.

Kështu, kur filloi të ndjente se po shërohej nga COVID, ai rifilloi ligjërimin e tij – një muaj pasi për shkak të sëmundjes pothuajse i kishte “humbur” zëri. Thornton u sëmur në mes të muajit gusht dhe kishe simptoma tipike: dhimbje të fytit, dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrje.
Deri në fund të shtatorit, “pak a shumë po e konsideroja veten të shëruar,” – thotë Thornton.

Megjithatë, me 25 shtator, derisa po bëja një sy gjume më telefonoi mamaja dhe gjatë bisedës ajo vuri re që diçka nuk ishte në rregull. Ajo më fliste dhe unë nuk isha në gjendje të i’a ktheja ndonjë përgjigje të qartë, pasi që fjlët e mia po ‘ripërsëriteshin’– u deklarua ai.

“Më dukej që disa nga fjalët s’po i thosha unë, a po më kuptoni?” – tha ai. Thornton papritmas po përjetonte një belbëzim të rëndë për herë të parë në jetën e tij. Disa minuta pasi tregoi historinë e tij, ai po psherëtinte nga lodhja. Mendimet për t’u kthyer në mësimdhënië me “këtë bëlbëzim” më duken tmerruese – thotë ai.

Edhe gjatë muajit nëntor, Thornton po përballej me dhimbje gjoksi, koke dhe kishte energji jashtëzakonisht të ulët. “Ndonjëherë kisha ritëm të zemrës aq të lartë, sa të tillë mund ta kisha vetëm po të ndiqesha nga ndonjë tigër.” – tha ai.
Gjendja e tij vetëm sa u përkeqësua dhe ai ishte tejet i shqetësuar, gjë që reflektonte edhe në psikikën e tij, pavarësisht këmbëngulej së mjekëve se ndërprerja e të folurit ishte thjesht një produkt i stresit.

Një grumbull provash paralajmëron se “trashëgimia” e pandemisë nuk zhduket domosdoshmërisht kur koronavirusi i ri, ose SARS-CoV-2, ‘pastrohet’ nga trupi. Ndër miliona njerëz që kanë mbijetuar nga komplikimet e frymëmarrjes nga COVID-19, shumë prej tyre ende jetojnë me simptoma të zgjatura në vazhdën e një rasti të lehtë të sëmundjes. Simptomat neurologjike, duke filluar nga lodhja deri tek humbja e nuhatjes, vazhdojnë edhe pasi virusi të jetë larguar nga trupi.

Një studim i hershëm i 153 pacientëve të infektuar me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar dhe një një nga studimet me të fundit të njerëzve (me po të njëjtën sëmundje) të shtruar në një spital të Italisë, zbuluan se rreth një e treta e tyre shfaqnin simptoma neurologjike të të njëjtit lloj.  

“Ka një spektër vërtet të gjerë të manifestimeve [neurologjike] të COVID.” – thotë Thomas Pollak, një neuropsikiatër në King’s College London dhe një bashkautor i studimit në Mbretërinë e Bashkuar. “Disa janë krejtësisht shkatërruese, si goditja në tru ose encefaliti, dhe disa janë shumë më delikate.” Simptomat gjithnjë e më të zakonshme përfshijnë lodhje dhe probleme me kujtesën, e nganjëherë edhe raste të psikozës dhe manisë. 

Disa manifestime neurologjike të post-COVID, të tilla si belbëzimi, janë më të çuditshme se të tjerat. Por, Thorntoni i Houston-it nuk është i vetmi i prekur. Soo-Eun Chang, një neuroshkencëtare në Universitetin e Miçiganit, është ndër të paktët studiues që hulumtojnë belbëzimin.
“Edhe pse stresi dhe ankthi nuk janë shkaktarët kryesorë të belbëzimit, megjithatë, ata e përkeqësojnë atë.” – thotë Chang.

Kjo është ajo që i ka ngjarë edhe Thorntonit, mirëpo, origjina e çrregullimit qëndron në qarqet komplekse të trurit që koordinojnë miliona lidhje neuronale të nevojshme për të mundësuar të folurën njerëzore.

Derisa shumica e njerëzve zhvillojnë këtë ndërprerje të të folurit kur mësojnë të flasin, rreth moshës dy vjeçare, belbëzimi neurogjenik mund të lindë pas traumave të trurit, të tilla si dëmtimi. Chang thotë se kolegët e saj në praktikën klinike kanë raportuar se kanë parë një rritje të rasteve të belbëzimit gjatë pandemisë – kryesisht tek njerëzit, belbëzimi i të cilëve u përkeqësua ose belbëzimi i të cilëve ‘u rikthye në fëmijëri’.

Të kesh virusin, thotë Chang, mund të çojë në dëmtim të të folurit. “Të folurit është një nga sjelljet më komplekse të lëvizjes që kryejnë njerëzit.” – thotë Chang. “Janë fix 100 muskuj që duhet të koordinohen në një shkallë milisekondëshe, kështu që është një arritje e rëndësishme; dhe që e gjithë kjo të arrihet është e domosdoshme që truri të funksionojë mirë.

Përgjigja inflamatore e COVID mund të minojë efikasitetin e këtyre qarqeve. Një sulm i ndërmjetësuar nga imuniteti në lidhjet sinaptike mund të çojë në një ndryshim në funksionin e trurit.” – thotë ajo.

Related Articles