Ç’po ndodh? Një nga banorët e “BBVIP” paralajmëron largimin nesër gjatë “Prime”-t

Ç’po ndodh? Një nga banorët e “BBVIP” paralajmëron largimin nesër gjatë “Prime”-t

Pritet të jetë një “Prime” i mbushur me dinamika ai i nesërmi në “BBVIP”, sidomos pas të fundit dhe sidomos pas atyre që janë diskutuar në shtëpi këto ditë, ndërsa sot, njëri prej banorëve ka bërë edhe një paralajmërim.

Po flasim për Jetmirin, i cili në një bisedë me banorët, kryesisht me Rozën, thotë se do të largohet nga reality show, në varësi të asaj që do diskutohet, pikërisht në Prime. 

Gjatë bisedës me Rozën, shumë i irrituar, Jetmiri thotë se nesër do ‘t’i vejë pikat mbi i’, duke lënë mjaft pikëpyetje se për cfarë ishte duke folur ekzaktësisht, edhe pse në rrjet kanë nisur aludimet. 

Pjesë nga biseda e tyre:

Jetmir: Do vihen pikat mbi i nesër.

Roza: Ça po ndodh more?

Jetmir: Ti sqaroj nesër. Nesër marr valixhen dhe iki. Po unë nesër, jap një pau, pau, pau. Tërmet…

Roza: Nga cili këndvështrim e ke fjalën? Nuk flas, besoj e ke kuptuar se unë nuk i shes muhabetet

Jetmir: Për të gjitha këndvështrimet. Të pres Prime-in nesër dhe të shoh.

Roza: Mezi e pres, ç’do bësh..”

Related Articles