Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 40-të

Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 40-të

Njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave sot feston ditëlindjen e 40-të.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro.

Ronaldo lindi më 5 shkurt 1985, në Funchal të ishullit portugez Madeira.

Duke qenë një nga emrat më të spikatur të botës së sportit, në karrierën e tij ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur për disa skuadra të njohura si: Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi luan për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Tre trofe të Premier League, dy të La Liga-s, dy të Serie A, pesë Champions League, katër trofe të Kupës së Botës për klube, tre Superkupa të Evropës.

Po ashtu edhe me kombëtaren e Portugalisë, si kapiten i saj e ka fituar edhe një titull të Kampionatit Evropian.

Ndërsa në aspektin individual, ai i ka hiç më pak se pesë “Topa të artë”.

Deri më tash, 40-vjeçari i ka realizuar 923 gola në karrierën e tij profesionale.

Në një moshë kur shumë futbollistë vendosin t’i ‘varin’ këpucët, ai duket se është në top formë duke lënë mbresa me paraqitjet e tij aktive, si me skuadrën Al Nassr si me kombëtaren portugeze.

Cristiano Ronaldo aktualisht është i martuar me modelen Georgina Rodriguez, dhe është baba i pesë fëmijëve. /Gazeta Enigma

Related Articles